“Amerika do të ndikojë që dialogu të ketë një përfundim konstruktiv”

E publikuar: 28/11/2017 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson ka komentuar thirrjet e politikanëve kosovarë që Amerika të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar se së pari duhet që Kosova dhe Serbia të jenë drejtus, duke përmendur rolin e BE-së.

“Natyrisht para se të gjithash, të dy palët duhet ta drejtojnë atë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të luajë rol si ndërmjetës, por jo të ulemi në tavolinë. Ne duhet të kemi rol për ta ndihmuar dialogun që të ketë një përfundim konstruktiv”, deklaroi Wilson, transmeton lajmi.net

Këshillit Atlantik gjatë ditëve në vijim do të publikoj një raport për Ballkanin, ku do të sqarohet strategjia e re amerikane për Rajonin.

Sipas Zërit të Amerikës, do të propozohet prania e përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore.

Damon wilson ka thënë në një intervistë se roli i SHBA-së në rajon është tejet i rëndësishëm, dhe se në Ballkan mund të shpërthejë kriza, transmeton lajmi.net

“Në raportin tonë ne do të kthehemi te parimet fillestare, dhe të themi se SHBA ka një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor. Është vizioni, strategjia dhe partneriteti ynë me Bashkimin Evropian. Së dyti ka zona të caktuara ku SHBA kanë shprehur rolin e tyre, e para është siguria, për të dërguar mesazh për rajonin se prania e fuqisë tonë është e përhershme dhe nuk është e lidhur vetëm me KFOR-in, por edhe me ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër terrorizmit. Elementi i tretë është dinamika politike”, deklaroi Ëilson.

Sipas deklaratës në Zërin e Amerikës, Serbia po balancon mes BE-së dhe Rusisë, në kohën kur departamenti i shtetit kërkoi nga sebrët që të mos ulen në dy karrige. /Lajmi.net/