Warrick Davies ka kapur momentin e mahnitshëm në një park të Afrikës së Jugut, kur një mace ka kërcyer prej pemës së lartë afro 15 metra dhe ka rënë në këmbë.
Gjallesa e egër ka ndërmarrë këtë veprim, pasi u ndjek nga një krijesë tjetër shumë më e madhe, që ngjanë shumë me rrëqebullin dhe vjen po ashtu nga familja e maceve, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht i ka humbur një nga nëntë jetët, mirëpo shpëtoi pa asnjë lëndim dhe iku”, ka shkruar Davies lidhur me rastin.
Videoja që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social, shkaku i shkathtësive të jashtëzakonshme që i ka kjo kafshë. /Telegrafi/