Për një kohë të gjatë, 35-vjeçari kishte përpirë objekte të ndryshme metalike, të cilat kishin arritur peshën prej rreth shtatë kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Pacienti pas intervenimit
Gjatë operimit, atij i janë larguar 100 gozhda që peshonin një kilogram e gjysmë, si dhe 263 monedha.

Fotografimi me ultrazë
Pos këtyre, atij i janë larguar dhjetëra zhiletë për rroje, copëza xhami, si dhe një kapëse metalike, e gjatë 16 centimetra.
Disa nga pjesët që ia nxorën prej barku
Ekspertët janë shprehur të befasuar se si ka mundur t’i përpijë ato e si ka mundur t’i mbajë në trup tërë ato pa pasoja shëndetësore.



















