Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria

E publikuar: 27/11/2017 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e 5 vjet. Naseri dyshon se i biri i tij ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë.

Ai shpreson që me përfundimin e luftës në Siri dhe shpartallimin e grupit militant Shteti Islamik, djali i tij Atdheu do të kthehet në shtëpi.