Rodrigo i jep epërsinë Valencias ndaj Barçës (Video)

E publikuar: 27/11/2017 06:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valencia ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga Rodrigo në minutën e 60-të, kjo pas një fillimi të mirë nga vendasit në pjesën e dytë.

Vlen të theksohet se menjëherë pas golit Valencia u tregua e rrezikshme në zonën e skuadrës katalunase.

Në rast se rezultati nuk do ndryshonte, kjo do ishte humbja e parë sezonale e Barcelonës. /Telegrafi/