Pas sherrit famëkeq, Artjola Toska mbyll historinë me vëllezërit korçarë

E publikuar: 26/11/2017 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata u shprehën se “Kënga Magjike” ishte shndërruar në tallava përderisa në konkurrim ishte futur dhe kënga “Mirëmëngjes dashni” e Artjola Toskës dhe Brunos, e madje Endri Prifti ofendoi rëndë Toskën pasi në një koment në Instagram, u shpreh tërthorazi se po ngatërrohej “… me dollarin”.


Por sot, thuajse një vit më vonë nga sherri famëkeq, Artjola Toska i ka vënë kapakun gjithë kësaj çështjeje.

E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se përse nisi gjithë sherri, ajo u përgjigj: “S’di të jetë ndonjë sherr ai. Ishte një inat i momentit ndoshta nga ata, sepse kënga ishte shumë e suksesshme dhe i ka prekur dhe ata. Unë jam dhe mbetem kolege dhe mikeshë me ata.”