Real Madridi fitoi me rezultat 3-2 ndaj Malagas në La Liga.
Në këtë takim vlen të theksohet paraqitja e mirë e Cristiano Ronaldos, i cili edhe shënoi golin e fitores në minutën e 76-të.
Portugezi shënoi në Bernabeu (në një ndeshje në La Liga pas: 280, 800 minutash, 4, 680 orësh, 195 ditësh dhe 27 javësh.
Portieri i Malagas, Roberto Jimenez Gago, ia mohoi Ronaldos disa gola, në një nga rastet (atë në minutën e 43-të), CR7 nuk arriti të mbajë inatin.
Ronaldo dhe ish-portieri i Benficas u treguan mjaft sportiv pas ndeshjes
“Në dreq të mallkuar, çfarë fati të keq”, ka thënë sulmuesi i Los Blancos i nervozuar pasi Roberto bëri një paradë të shkëlqyer.
Ronaldo në karrierë i ka shënuar 17 gola Malagas, vetëm Sevillas (25), Atletico Madridit (21), Getafes (21) dhe Celtas (20) i ka shënuar më shumë. Në fund renditet edhe Barcelona me 17 gola.
Portieri i Malagas: “Ta mbrojta penalltinë” – Ronaldo: “Të shënova me top të rikthyer”.
Por, ndaj Malagas ka humbur katër penallti nga shtatë që i ka gjuajtur, më shumë se ndaj çdo ekipi. /Telegrafi/
















