Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për arrestimin e tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Ai ka thënë para mediave se i vie keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Por, i pari i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.
Ndërsa sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus.
Sipas tij, partitë politikë ende nuk ia ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.



















