Lista Serbe humb Kllokotin pas numërimit të votave më kusht

E publikuar: 23/11/2017 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Istogut, befasi ka edhe në komunën me shumicë serbe, Kllokot.

Pa numërimin e votave me kusht, diferenca në mes dy kandidatëve ishte 10 vota.

Strahinja Spasiq i Listës Serbe i kishte 1.030 vota, e Bozhidar Dejanoviq 1020, shkruan lajmi.net.

Por votat me kusht janë pothuajse shumica në favor të Dejanoviqit, që e ka kaluar Spasiqin me 22 vota, që në total ka marr 1042 vota, ndërsa për Spasiqin janë 1032 vota, që në total janë sërish 10 vota diferencë.