Vargjet prekëse të Çunit për të bijën nuk kanë të ndalur: Unë kurrë s’jetova Bubulinë

E publikuar: 23/11/2017 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi për vdekjen e saj ka pikëlluar gjithë familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bubulinënë, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, aktori i njohur nuk mund të mësohet me vdekjen e së bijës. Malli për të e bën atë që pothuajse cdo ditë të shkruaj vargje tejet prekëse.

Një orë më parë, Çuni në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një poezi për Bubën. 

Ky është postimi i tij:

Unë kurrë s’jetova Bubulinë

Sa herë deshta me qenë me Ty

E për Ty

Mbeta mbrapa

U shterra n’rrjedhë krojësh

E nji gur n’zemër u thye

E nji kangë n’tel m’u k’put

Sa herë deshta të vdes për Ty

S’jetova as për vetën

U vrava miliona herë

N’gurin e tamthit

E nuk shpërtheu me m’blua

Si kokrrën e misrit

Unë as për Ty as për vetën

Kurrë s’jetova

Bubulinë