“Habilaj”, deputetja socialiste tregon se a u thirr nga Prokuroria

E publikuar: 23/11/2017 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në media u raportua se deputetja e PS-së, Elona Gjebrea është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që kanë nisur për Saimir Tahirin dhe “Habilajt”.

Por në një reagim për News 24 ajo ka mohuar duke thënë se “nuk është e vërtetë se është thirrur në prokurori për të dëshmuar”.

Ndërsa burimet kanë pohuar se ajo është thirrur në cilësinë e ish-zëvendësministres së Brendshme.

Elona Gjebrea ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin maj të këtij viti, kohë kur u kandidua për deputete në listën e PS-së për Tiranën.

Ajo ka shërbyer si zëvendësministre për 3 vjet e gjysmë, kohë kur ky institucion drejtohej nga Saimir Tahiri.