Policia arreston 12 persona të dyshuar për marrje me prostitucion

E publikuar: 23/11/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës të martën në rajonin e Mitrovicës, ka arrestuar 12 persona të dyshuat për marrje me prostitucion.
Njoftimi i plotë:Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ)- Mitrovicë, me datën 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.
I NGJAJSHËM
REAGON POLICA, THOTË SE ZBATOI URDHRAT E GJYKATËS PËR RASTIN E DEPUTETËVE TË VV-SË
Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.Lidhur me këtë rast janë arrestuar:H. M. lindur me 1971 m/sh/kF. R. lindur me 1985 m/sh/kF. F. lindur me 1955 m/sh/kSh. Sh. lindur me 1984 f/sh/kS. Sh. lindur me 1968 m/sh/kE. B. lindur me 1972 m/sh/kD. H. lindur me 1961 m/sh/kXh. V. lindur me 1963 m/sh/kXh. H. lindur me 1969 m/sh/kN. H. lindur me 1966 m/sh/kA. Sh. lindur me 1968 m/sh/kI. M. lindur me 1969 m/sh/kTë dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese. /Infosot/