Ky është reagimi i Thaçit për dënimin e Mlladiqit

E publikuar: 22/11/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-gjeneralit të Serbisë, Ratko Mlladiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se dënimi i Mlladiqit është i rëndësishëm për sigurinë dhe drejtësinë e viktimave.

“Mendojmë sot për Srebrenicën. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që autorët e veprave dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale do të vazhdojnë të paguajnë për të keqen që kanë bërë nga Beogradi”, ka shkruar Thaçi.

Mlladiq është dënuar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm nën akuzën për kryerje të gjenocidit në Bosnjë.