Uber Technologies pagoi një grup hakerash plot 100,000 dollar për të mbajtur të fshehtë një sulm kibernetik i cili ekspozoi informacionin personal të 57 milion llogarive tha kompania ditën e Marte.
Zbulimi i hakimit çoi në shkarkimin e dy punonjësve që ishin përgjegjës për ngjarjen tha Dara Khosrowshahi, CEO i cili zëvendësoi Travis Kalanick në Gusht.
Sulmi ka ndodhur në Tetor të 2016-ës tha Khosrowshahi dhe se vetëm ditët e fundit e kishte mësuar.
Hakimi është një tjetër ngjarje kontroverse për Uber pas akuzave për ngacmime seksuale nga shoferët e kontraktuar të kompanisë së shërbimit taksi.
Informacionet e vjedhura janë emra, adresa e-mail dhe numra telefonikë të përdoruesve të Uber në mbarë botën.
Dy hakerët kishin fituar akses në informacionin sekret të kompanisë përmes GitHub, një shërbim ku inxhinierët bashkëpunojnë në kodet e softuerëve.
Aty kishin vjedhur kredencialet e Uber nga një ofrues shërbimesh cloud. Një zëdhënës i GitHub kishte thënë se hakimi nuk ka ardhur nga mungesa e sigurisë së GitHub. /PCWorld Albanian