Apoel 0-6 Real Madrid: Ronaldo me notë maksimale (Foto)

E publikuar: 22/11/2017 02:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ishte bindës në triumfin e lartë kundër APOEL Nicosias me ç’rast e ka siguruar edhe kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Natyrisht se edhe vlerësimi i lojtarëve të Los Blancos ishte shumë më i mirë në raport me ekipin kundërshtar.

Vlerësimi i plotë i Mbretërve është 7.95, kurse i APOEL-it është 5.76.

Cristiano Ronaldo e ka marrë notën 10, ndërsa ndiqet nga Karim Benzema (9.6) dhe Luka Modric (9.0).

Notën më të ulët në ndeshje e ka marrë Jesus Rueda (5.0). Notën më të lartë nga startuesit te Apoeli e ka marrë Mickael Pote (6.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të APOEL Nicosias

Notat e lojtarëve të Real Madridit

/Telegrafi/