Kryeministri i vendit, Ramush Haradianj, ka thënë që kërkesa e tij për pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialogun e Kosovës me Serbinë, është që t’i jap shtysë këtij procesi, të ketë një epilog.
Haradinaj është shprehur që me këtë kërkesë i ka lehtësuar BE-së gjetjen e një formule në mënyrë që të përmbyllet ky proces.
Ai theksoi që Kosova nuk mund të vazhdoj dialogimin në këtë formë në vazhdimësi.
“Për mua nuk vjen përgjigja finale e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë pa dikë siç është Amerika, që e ka njohur pavarësinë e këtij vendi dhe e thotë hapur”
“Qëllimi im ishte ta lë një porosi të qartë që duhet të ndodhë diçka, që Kosova nuk mund të vazhdoj kështu deri në pafundësi”
“Të gjithë kanë thënë që dialogu duhet të ketë një epilog. Mendoj që këtë që kam prezantuar në Bruksel e përkrahin edhe kolegët tjerë dhe në Kosovë askush nuk është kundër që Amerika të jetë pjesë e këtij dialogu” deklaroi Ramush Haradinaj në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.