Ymeri pranon se siguruan transport për votuesit, thotë se është demokratike

E publikuar: 21/11/2017 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media tha të dielën qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre, duke i mundësuar kësaj partie të qeverise me tri komuna që kanë buxhet mbi 100 milionë uro.

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se partia e tij ka bërë bartjen e votuesve, por kjo, sipas tij është krejt normale.

Ymeri ka treguar se Vetëvendosje ka lista të atyre votuesve që nuk kanë mundësi transporti për të votuar, prandaj kërkojnë nga partia që t’ia mundësojnë shkuarjen në vendin e votimit ditën e zgjedhjeve.

“Votuesit që kanë treguar se kanë nevojë për transport, ne ju kemi ofruar për transport. Ne iu lehtësojmë qytetarëve votimin”, ka thënë Ymeri.

Krejt kjo, sipas kryetarit të VV’së është inkurajuese për qytetarët, përderisa shteti i dekurajon duke ua vendosur vendin e votimit larg vendbanimit.

Kur Ymeri dhe Dardan Sejdiu pyetën nga një gazetarët nëse bartja e votuesve ka ndodhur edhe më parë nga Vetëvendosje, ata marrin shembull misionin e OSBE’s, duke thënë se edhe ata kanë bërë bartje të votuesve. /Express/