Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Alketa i përcolli asaj disa pyetje të publikut dhe midis tyre ishte dhe pyetja referuar belit të saj të hollë, për të cilin kanë dalë thashetheme se modelja ka hequr disa brinjë, madje publiku kishte vazhduar më tej duke i kërkuar Aurelës të postonte foto kur kishte qënë 13 vjeç për të vërtetuar linjat e trupit të saj. Pyetjes modelja iu përgjigj kështu: “Është një pyetje që shpeshherë e kam kthyer me shaka, por po shoh që po bëhet serioze. Ja po i postoj edhe fotot kur kam qenë e vogël, 13 vjeç. Pa brinjë kam qenë edhe atëherë, kam lindur pa brinjë.” transmeton xing
Aurela Hoxha shtoi gjithashtu se edhe pas divorcit, nuk e kishte humbur besimin te dashuria e në të ardhmen e shihte veten mama, madje të shumë fëmijëve.



















