9 cilësitë e mikes së ngushtë, mbajeni afër për jetë

E publikuar: 20/11/2017 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjërat si distanca apo koha kurrë nuk do zbehin shoqërinë që keni dhe ata me të vërtetë do të lënë një shenjë në zemrën tuaj përgjithmonë.

Intv.al ju sjell 9 cilësitë që “bestie” juaj duhet të ketë për të ruajtur titullin “Partneri i përjetshëm në krim”.

1-Është si “varr” kur bëhet fjalë për sekret
Një shoqe e mirë di si të mbajë edhe sekretin më të ëmbël

2-Ju ndihmon pavarësisht gjithçkaje

Nëse ziheni apo debatoni me dikë që shoqja juaj se njeh, ajo do jetë gjithmonë në anën tuaj edhe pse nuk është në dijeni të muhabetit fare.

3- Di çdo gjë të rëndësishme rreth teje

Shoqja juaj më e mirë mund të listojë filmin tuaj  të preferuar, ushqimin, këngën, fiksimn dhe mund ti përgjigjet çdo pyetje rreth jush

4-Ajo ju bën të ndiheni mirë edhe në ditën më të keqe

Me verë, përqafim apo filmin tuaj të preferuar komedi, shoqja juaj më e mirë di si t’ua ngreje humorin

5- Nuk ju gjykon për asgjë që ju bëni keq

Kur jeni me shoqen tuaj të ngushtë prania e saj ju bën të ndiheni mirë edhe nëse jeni duke kërcyer, mirë apo keq, ajo bën të njejtën gjë si ju

6-Ka të njëjtin sens humori si tëndin

Çdo gjë që ju bën juve të qeshni, e bën edhe atë

7-Është shumë e sinqertë

Do ju tregojë edhe të vërtetën më të hidhur

8-I kupton veset tuaja

E bëjnë këtë sepse ju duan edhe në momentet më qesharake apo të këqija

9-Ju bën të ndiheni  100% komodë

Është si “shtëpia” për ju