Benedetto lëndohet rëndë, mungon gjashtë deri në tetë muaj (Foto)

E publikuar: 20/11/2017 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentinasi Dario Benedetto ka pësuar një lëndim të rendë të ligamenteve dhe do të përballet me një mungesë të madhe.

27-vjeçari argjentinas ka shënuar plot 35 gola në 41 ndeshje për skuadrën nga Buenos Aires që nga bashkimi i tij nga klubi meksikan America një vit më parë.

Por, sulmuesi i Boca Juniorsit, Benedetto do të përballet me një mungesë prej tetë muajsh pas një lëndimi të ligamentit kryqëzor.

Momenti i lëndimit të Benedettos

Lëndimi i tij i pësuar është i rëndë dhe kthimi i tij nuk pritet të ndodh para verës së vitit 2018.

Duke qenë i ftuar dhe duke luajtur katër herë për Argjentinës në periudhën e fundit, ai pritej të ishte njëri nga sulmuesit e ftuar për një vendi në Kampionatin Botëror.

Lëndimi ishte i rëndë dhe sulmuesi e vuajti shumë!

Benedetto gjithashtu ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje të mundshme në Sevilla këtë vit pas paraqitjeve të tij brilante në Argjentinë dhe me kombëtaren.

Një lëndim në gju i këtij lloji zakonisht do të thotë se lojtarët do të mungojnë nga veprimi për një periudhë të gjatë prej gjashtë deri në tetë muaj.

Lëndimi i tij në një far mënyre mund ta gëzoj yllin e Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili ka qenë i injoruar kohëve të fundit nga trajneri Jorge Sampaoli. /Telegrafi/