Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet momenti kur një “top i zjarrtë”, apo thënë më mirë një meteor u pa duke rënë mbi Finlandë.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dritë të fortë, e cila ishte aq e fuqishme sa që u pa edhe në një pjesë të Rusisë dhe në Norvegji.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një fenomen të ndodhur më 16 nëntor, ku “qielli i Finlandës, në mes të natës, u ndriçua për disa sekonda”. /Telegrafi/