Presidenti Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë të preferuarin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt”.
“Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”.
“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”.
















