Elgiti nuk e shoqëron në çmimet "Kult", Klea thotë se…

E publikuar: 18/11/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse gjatë verës, u përfol shumë për lidhjen e tyre, nuk arritëm të merrnim asnjë përgjigje përfundimtare nga asnjëri, madje herë pas herë jemi ndeshur edhe me deklarata kontradiktore. 

E megjithatë, pasi na “lodhën” pakëz, Klea dhe Elgiti e konfirmuan vetë lidhjen e tyre nëpërmjet një fotoje në Instagram, e postuar në të njëtën kohë nga të dy e që nuk kishte më shumë nevojë për koment. 

Tani ata nuk fshihen më. E ftuar në “Çmimet Kult”, teksa të gjithë prisnin që aktorja të ishte e shoqëruar nga kantautori, Klea eci e vetme në tapetin e kuq. Për mikrofonin e “Jo vetëm Modë” , bukuroshja ka rrëfyer se e kishin planifikuar të shkonin bashkë, por Elgiti nuk ka mundur pasi ka pasur shumë punë në studion e tij për t’u përgatitur për “Kënga Magjike”.

“Do vinim bashkë, po kishte shumë punë në studion e tij për t’u përgatitur për “Këngën Magjike”, u shpreh Klea.