Moment historik për romët, Lívia Járóka zgjidhet nënkryetare e Lívia Járóka.

E publikuar: 18/11/2017 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moment historik në lëvizjen e të drejtave të romëve po konsiderohet zgjedhja si zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, e eurodeputetes Lívia Járóka.

Ajo u zgjodh në këtë pozitë me 290 vota, në votimin e 15 nëntorit.

Në njoftimin për media të Parlamentit Evropian thuhet se gjatë karrierës së saj si deputete për më shumë se një dekadë (2004-2014 dhe që nga shtatori 2017), Lívia Járóka është angazhuar në mënyrë aktive në avancimin e të drejtave të romëve dhe çështjeve të barazisë gjinore, transmeton Koha.net.

“Ajo ka qenë njëra prej figurave kryesore në arritjet e politikave evropiane të lidhura me romët, siç është Korniza Evropiane e Strategjive Kombëtare të Integrimit të Romëve. Puna e saj është pranuar dhe vlerësuar nga disa çmime, të cilat ajo i ka fituar si anëtare e Parlamentit Europian gjatë vitit (2006 dhe 2013) në kategorinë e Drejtësisë dhe të Drejtave Themelore”, thuhet në njoftim.

Járóka, për arritjen e saj individuale në një pozicioni kaq të rëndësishëm, po shihet si simbol i shpresës për ata që punojnë në çështjet e romëve, në mënyrë të veçantë për miliona romë në Evropë. Parlamenti Evropian thotë se fuqizimi i romëve, veçanërisht i grave rome, për t’u bërë udhëheqëse demokratike dhe pjesëmarrës në krijimin e një projekti më gjithëpërfshirës evropian është jetik.