Mozzik në lidhje me çikën e hallës? Vëllau i tij sqaron gjithçka

E publikuar: 18/11/2017 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë më pas Mozzik e bëri lidhjen publike duke postuar një foto duke u puthur me Loredanën gjatë pushimeve. Një lumë komentesh mori Mozzik pas kësaj fotoje ku fansat e kritikonin për faktin që po puthte vajzën e hallës.

Mirëpo të vërtetën e gjithë kësaj e ka sqaruar më në fund vëllai i tij, Getinjo. Në një intervistë për emisionin “Mirage”, i pyetur çfarë mendimi ka për Loredanën, Getinjo u përgjigj: “Super janë të dy… vetëm Mozzik e ka çikë të hallës (në thonjëza), unë s’e kam, unë e kam kunatë,”, u shpreh reperi duke qeshur e duke treguar kështu se Mozzik dhe Loredana nuk kanë lidhje familjare, por vetëm ndjenjat për njëri-tjetrin i bashkojnë.