Parodia e re e Phatoon na tregon si realizohen tekstet e reperëve shqiptar

E publikuar: 17/11/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky projekt që është shikuar më shumë se 11 milion herë në kanalin Youtube, ka bërë që artisti i ri Faton Islami i njohur me emrin Phatoon të mos ndalet me realizimin e parodive të reja.

E fundit që po pëlqehet tej mase nga publiku është parodia e cila tregon mënyrën e shkrimit të teksteve nga reperët tanë, shkruan GazetaExpress.

Gjiko, Capital T, Mozzik, Mc Kresha dhe Lyricak Son janë disa nga artistët që Phatooni ka marrë si shembuj se si vjen deri te një tekst një reper.

Ndryshe në kanalin “Youtube” të artsitit gjenden dhjetëra video mjaft interesante./GazetaExpress/