Pamje nga festa e ditëlindjes së vajzës së Yllka Gashit

E publikuar: 17/11/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo për faktin pasi që Yllka festoi ditëlindjen e vajzës së saj, Nina Gagica, transmeton Gazeta Express.

E ëmbla Nina dje ka festuar ditëlindjen e saj të pestë. E në këtë ditë të veçantë për Ninën, prindërit e saj janë kujdesur që të bëjnë një festë të bukur për vajzën e tyre e cila është dukur si princeshë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes imazheve të shumta që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.

Pjesë e festës së ditëlindjes së Ninës kanë qenë edhe shokët e shoqet e saj.

Yllka ka kohë që është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj.

Kujtojmë se Yllka u bë shumë e njohur për publikun me rolin e saj si “Zana” në serialin “Familja Moderne”./Gazeta Express