Një djalë 14-vjeç është arrestuar, pasi që fqinjët e kishin akuzuar se ua kishte përdhunuar një pulë. Ky i ri, sipas policisë, kishte vjedhur pulën nga oborri i fqinjëve dhe më pas e kishte keqtrajtuar seksualisht derisa kishte ngordhur, shkruan Mirror.
Dhe pasi që dy persona e kishin konfirmuar këtë, pakistanezi i vogël në fund e ka pranuar edhe vetë. Por, si arsyetim për veprimet e tij ka thënë se ka qenë seksualisht i frustruar, transmeton Telegrafi.
Ky i ri tani po akuzohet për vepra të këqija që i kishte bërë pulës, të cilën në fund edhe e mbyti.
Veprat të tilla kanë filluar të shpeshtohen kohëve të fundit, në shtator një taksist kishte pranuar se kishte përdhunuar një qen derisa nuk kishte ngordhur.
Ndërkaq, në korrik të këtij viti një 15-vjeçar nga Maroku, raportohet se kishte përdhunuar një gomar. /Telegrafi/