Presidenti çek: Kosova dhe Krimea – standarde të dyfishta

E publikuar: 16/11/2017 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman ka thënë se Bashkimi Evropian ka përdorur standarde të dyfishta në rastin e Krimesë dhe të Kosovës dhe se sipas tij kjo është një praktikë e keqe.

“Në një anë Kosova, për të cilën Kombet e Bashkuara ishin garantues, garanci që nuk është siguruar dhe në anën tjetër. Edhe Krimea ka mbajtur referendum. Këto janë standarde të dyfishta, dhe kjo është e keqe”, është shprehur ai para vizitës që do të bëjë në Rusi, shkruan Republica.rs, përcjellë Klan Kosova.

“Kombet e Bashkuara i kishin garantuar Kosovës autonomi si pjesë e Jugosllavisë dhe po kjo bashkësi ndërkombëtare lejoi bombardimin e Serbisë”, raportohet të ketë thënë Zeman.

Zeman do të qëndrojë në Rusi nga 20 deri më 24 nëntor ku do të takohet me presidentin e këtij shteti Vladimir Putin.