Mourinho: Ibra kthehet këtë vit, është luan dhe luftëtar

E publikuar: 16/11/2017 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në aksion para fundit të këtij viti.

Ibrahimovic e ka dëmtuar ligamentin e tij anterior krucial në prill duke vënë në dyshim karrierën e tij.

Por, 36 vjeçari ëhtë riaftësuar pas lëndimit serioz dhe pritet të kthehet në fushë qysh këtë vit.

“Ai është luan, ai është luftëtar”.

“Mendoj se ky është përshkrimi i duhur për të, ai e ka hidhërimin brenda tij dhe kjo është arsyeja pse po kthehet”.

“Siç kemi pritur, ai ka zvogëluar kohën e riaftësimit të tij dhe siç kemi thënë disa javë më paër, ai do të kthehet në vitin 2017, që është një riaftësim shumë i shpejt dhe i mrekullueshëm”, deklaroi Mourinho.

Ibrahimovic është më se i nevojshëm për Manchester Unitedin për ndeshjet e krishtlindjeve ku United ballafaqohet me ndeshje me rëndësi. /Telegrafi/