Martesa që bëri bujë në Argjentinë, 23-vjeçari martohet me pensionisten 91-vjeçe (Foto)

E publikuar: 16/11/2017 01:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauricio Osola 23-vjeç nga Argjentina është martuar me Jolandën 91-vjeçe. Në mungesë të parave për të përfunduar studimet, ajo i kishte ndihmuar ta realizojë ëndrrën e tij të kamotshme, dhe me kalimin e viteve dyshja u martuan marrëzisht në njëri-tjetrin.

Tetë vite më parë prindërit e Mauricios ishin shkurorëzuar, kurse ai ishte zhvendosur në qytetin Salta për të jetuar me Jolandën. Ai, nëna, vëllai dhe gjyshja e tij kishin ndarë shtëpinë me Jolandën, dhe pranon se asnjëherë nuk kishin pasur mosmarrëveshje. Kështu Jolanda pranoi që të martohet me të, me qëllim që ai ta trashëgoi pensionin e saj, transmeton Telegrafi.

Mauricio ia kishte bërë me dije se duhet të ndërpret studimet për shkak të problemeve financiare, kurse ajo i kishte premtuar se do të bëjë gjithçka që ai të diplomoj. Ky argjentinas u ka thënë gazetarëve se i kishte propozuar martesë Jolandës e cila pa u menduar dy herë i tha “po”. Ata u martuan në shkurt të vitit 2015 në një “ceremoni diskrete”.

“Kur prindërit e mi u shkurorëzuan i thash Jolandës se do t’i ndërpres studimet pasi nuk kisha para. Ajo më tha se do të më ndihmojë pasi gjithmonë isha përkujdesur për të. E dërgoja te mjeku dhe i ndihmoja me të gjitha problemet që e preokuponin”, ka deklaruar Mauricio.

Dy vite më vonë pas kësaj martese të shumëpërfolur Jolanda ndërroi jetë nga sepsa, dhe kështu Mauricio kërkoi të drejtën që ta trashëgoi pensionin e saj. Por, gjërat nuk shkuan edhe aq lehtë, pasi që fqinjët u kishin thënë punëtorëve social se nuk dinë asgjë për martesën e Mauricios me Jolandën. Osol pretendon se gjithçka ishte bërë rrugëve legale dhe se do t’i shkoj rastit deri në fund, duke mos lënë as edhe një derë të gjykatave pa e trokitur për të kërkuar drejtësi.

“Afër shtëpisë tonë është ndërtuar një bllok i ri i ndërtesave dhe askënd nuk po e njohim. Çfarë mund të dinë ata për martesën tonë”, ka shtuar ky i ri.

“E kam dashur Jolandën pa kurrfarë interesi dhe më dhemb zemra që e kam humbur. Kur kërkova pensionin e saj, i dërgova të gjitha dokumentet e nevojshme dhe ua plotësova kërkesat. Jolanda kishte më shumë se 90 vjet, por ka qenë në gjendje të mirë fizike dhe psikike”, ka shtuar për fund Mauricio. /Telegrafi/