Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e të dënuarve të grupit ‘Xibraka’, që u arrestuan për trafik kokaine.
Kështu, nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, do ti duhet të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nga 10 vite që ishte dënuar në shkallën e parë.
Ilir Hyseni, një tjetër i dënuar i grupit do të vuajë 8 vite burg, nga 12 vite që ishte dënuar më parë.
Genci Xhixha nga 13 vite, në 8 vite e 9 muaj burg
Gentian Gjonaj, nga 11 vite, në 7 vite e 4 muaj burg.
Saimir Batku, nga 13 vite në 8 vite e 9 muaj burg
Kelmend Dalipi nga 11 vite në 7 vite e 4 muaj burg
Cesar Avila, nga 13 vite në 8 vite burg
Valter Moreno, nga 13 vite në 8 vite burg
Në vendimin e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, shpallur në 11 korrik të këtij viti, të pandehurit u deklaruan të fajshëm dhe u dënuan me 104 vite burg në total