Hoxha nga Drenasi ia sheh sherrin një shkrimi në Facebook, ftohet nga Policia

E publikuar: 15/11/2017 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imami i xhamisë dhe ish-kryeimami i bashkësisë islame të Drenasit, mulla Osman Musliu, është shoqëruar në polici për shkak të një postimi në Facebook rreth një kishe protestante.

Ai u shpreh i indinjuar dhe kërkoi që hoxhallarët të mos thirren në Polici për arsye banale, kur vendi është i zhytur në kriza shumë më të mëdha se kjo, po ashtu shtoi se po punon gjithnjë për një Kosovë më të mirë, transmeton Express.

Ky është reagimi i plotë i mulla Osman Musliut:

Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime.Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna,a dikush po… e u ba nami”Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…