Thaçi në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: FSK e gatshme për mision të ri

E publikuar: 15/11/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i KFOR-it për Kosovë, Giovanni Fungo ka dorëzuar detyrën e tij komandantit të ri Salvatore Cuoci.

Në një fjalim gjatë ceremonisë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, Fungo ka thënë që ka udhëhequr këtë komandë me besim dhe përkushtim, shkruan Lajmi.net.

Ai shtoi që po largohet i kënaqur me përmbushjen e misionit të tij në Kosovë dhe se po lë një pjesë të zemrës këtu.Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për punën që Fungo ka bërë, përderisa theksoi që me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është shndërruar në forcë profesionale e multietnike.

“Mirënjohje për punën e tij për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Koha kur ka Fungo ka shërbyer, ka qenë e rëndësishme për vendin. Në këtë kohë Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje të suksesshme, e angazhimi i KFOR-it ka kontribuar në evitimin e çdo incidenti”.

“Me ndihmën e KFOR-it, FSK-ja është një forcë profesionale e multietnike. FSK-ja është e gatshme për kompetenca të reja e funksion të ri”, ka thënë Hashim Thaçi.