Diana Avdiu zbulon të vërtetën se a i ka bërë operacion buzët

E publikuar: 15/11/2017 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Madje ajo në vitin 2012, kishte rrëmbyer kurorën e më të bukurës duke fituar titullin “Miss Universe Kosovo 2012”, transmeton Gazeta Express.

Këtë epitet ajo vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme. Diana së fundmi u komentua se ka bërë operacion buzët.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Diana. Ajo përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje.

“PO PO i kam shpetu e asnjë ndërhyrje nuk kam.”, kishte lënë mbishkrim Diana. 

Kujtojmë se Diana karrierën e saj si modele ka filluar pas pjesëmarrjes në reality show, “Unë jam top model”, ku pas kësaj fitoi titullin e “Miss Universe”./Gazeta Express/