Ted Kravitz po raportonte live nga një garë veturash në Britani të Madhe, kur nxori telefonin për të treguar një fotografi.
Por, derisa po fliste për një fëmijë në veturë, atij i erdhi një mesazh ku ishte shkruar një fjalë shumë e ndytë, transmeton Telegrafi.
“Është gjithmonë e vështirë, kur provon të bësh gjëra të tilla, sepse njerëzit të dërgojnë mesazhe të ndryshme”. ka thënë Kravitz i turpëruar.
Megjithëse kërkoi falje disa herë, momenti kur i erdhi mesazhi i pazakontë u përhap me shpejtësi në internet. /Telegrafi/