Kandidati i Vetëvendosjes e lëshon studion, nuk pranon të përballet me kandidatin e LDK’së

E publikuar: 14/11/2017 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati ka lëshuar studion në televizionin Tribuna Channel, sapo ka filluar të xhirohet një emision ku ishte i ftuar ai së bashku me kundërkandidatin e tij, Shaip Surdullin e LDK’së.

Qendron Kastrati, me të filluar emisioni ka dhënë arsyet e tij përse nuk qëndron në emision përballë kundërkandidatit nga radhët e LDK-së, Shaip Surdullit.

Kështu, emisioni ka vazhduar xhirimet vetëm me Surdullin, madje Kastrati para se të braktiste tha se nuk do të përballet më asnjëherë me Surdullin në asnjë debat.