Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po pretendon edhe një mandat në balotazhin e 19 nëntorit, ka ftuar në darkë të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune. Dega e PDK-së në Mitrovicë thotë se Bahtiri s’ka para për ngrohje të shkollave, por i fton arsimtarët në darkë elektorale, shkruan Express.
Ata thonë se këtë ftesë për darkë elektorale e kanë kundërshtuar arsimtarët e shkollës së mjekësisë, që janë kërcënuar për këtë.
Drejtori i DKA-së, në Mitrovicë, i ka ftuar gjithë punëtorët e arsimit në darkë në restorant Vigu -Koshtovë, sot në orën 18:00.
Në garë për Mitovicën janë Agim Bahtiri i AKR-së dhe Valdete Idrizi nga PDK-ja.


















