Dje në fshatin Bardhosh të Prishtinës, viktima-mashkull dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në QMF, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.
Vdekja e tij është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

















