Sëmundja e sheqerit te gratë, Ministria e Shëndetësisë tregon kush janë më të rrezikuarat

E publikuar: 14/11/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar gratë të cilat janë më të rrezikuarat që të preken nga sëmundja e diabetit.

Sipas MSH, gratë që janë në rrezik nga diabeti, janë ato me mbipeshë, pa aktivitete të rregullta fizike apo edhe nënat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg.

Lexoni njoftimin e plotë të Ministrisë:

14 Nëntori

DITA BOTËRORE E DIABETIT

INFORMACION PËR OPINION

14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit, ditë e cila në shumë pjesë të Botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje qe është duke shkaktuar “pandemi globale”.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Boten e edhe tek ne në Kosovë është :

Thirrje për AKSION për gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të Diabetit në Kosovë dhe në botë.

Në mbarë botën:

415 milionë të rritur jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose një në dhjetë të rritur ne vitin 2040.

Një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar

Rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin tip 2 dhe 10% me diabet tip 1.
12% e totalit të shpenzimeve globale në shëndetësi aktualisht shpenzohet për të rriturit me diabet.

Kampanja e sivjetme është me moton:

“Gruaja dhe diabeti ”

Momentalisht në botë janë 99 milion gra të cilat jetojnë me Diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milion deri në vitin 2040. Në çdo 7 lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.

Cilat gra janë të rrezikuara të kenë diabetin gestacional?
Gratë me mbipeshë dhe obezitet (BMI mbi 25)

Gratë Pa aktivitet të rregullt fizik

Që kanë familjare të lidhjes së rendit të parë (nëna, baba, motra, vëllezër) me diabet

Shtatzëni të kaluar me diabet gestacional apo shtatzani të kaluar me foshnje të lindur me

peshë mbi 4Kg
Gratë që kanë ndonjë çregullim –sëmundje tjetër metabolike si hipertension apo çrregullim të

nivelit të yndyrave

Gratë me sindrome të ovareve policistike
Gratë me prediabet