Atletico mendon të huazojë Torresin, Newcastle shfaq interesim

E publikuar: 13/11/2017 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aventura e Fernando Torres te Atletico Madrid do të përfundojë gjatë janarit.

Sipas Daily Mirror, me ardhjen e Digo Costas, Colchoneros ia kanë hapur derën spanjollit.

Për 33-vjeçarin ka shfaqur interesim Newcastle i Rafa Benitez dhe Southampton i Mauricio Pellegrinos.

Torres është paraqitur në këtë sezon për Atleticon në dhjetë ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Atletico renditet në pozitën e katër këtë sezon në La Liga me 23 pikë, prin Barcelona me 31 pikë.

Në të kaluarën Torres ishte edhe pjesë e Liverpoolit, Chelseat e Milanit.

Kulimin e karrierës e kishte te Reds ku në 102 ndeshje shënoi 65 gola. /Telegrafi/