Shtëpia është konsideruar e shenjtë për disa pronarë, të cilët kanë refuzuar shuma enorme parave, vetëm që të jetojnë aty ku janë.
Prej Kinës në Shtetet e Bashkuara, këta janë dhjetë zotëruesit kokëfortë dhe këmbëngulës, që nuk lejuan pronën t’ju tjetërsohet, transmeton Telegrafi.
“Zheng Meiju ka jetuar për afro një vit, në një shtëpi gjysmë të rrënuar. Ajo nuk u largua, as kur ia ndërprenë rrymën dhe ujin” thuhet në përmbledhjen që mund të shihni më poshtë.
Shumica e komentuesve nuk janë pajtuar me këto vendime, duke i konsideruar si ndërprerje të procesit të punës, por të tjerë kanë thënë se secili ka të drejtë ta mbrojë strehën e vet. /Telegrafi/