Sean Sykes Jnr nga Kansas i Shteteve të Bashkuara, ishte arrestuar nën dyshimin për shitje të drogës dhe posedim të armëve.
Por, hetuesit është dashur ta ndalojnë intervistën, pasi i dyshuari vetëm lëshonte gazra të zhurmshme, duke bërë ambientin të mbajë erë të rëndë, transmeton Telegrafi.
“Pjerdhtë e tij ishin të fuqishme dhe bezdisëse, askush nuk mund ta përballonte erën që u përhap”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Verifikimet kanë treguar se ai kishte në veturë një armë të vjedhur, ndërsa u hodhën poshtë pretendimet se shiste drogë, pasi konsiderohet se e kishte për konsum privat.
Derisa Sykes po qëndron në mbajtje për dy muaj, ende nuk dihet se kur do të del sërish para drejtësisë. /Telegrafi/