Ministria e Drejtësisë përmbush detyrimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

E publikuar: 13/11/2017 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe koncept- dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publikë, ndaj të cilëve ngrihen aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka shkruar në Facebook se me këto dy pika, ministria përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

“Do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij”, ka shkruar ai në Facebook.