Presidenti filipinas Rodrigo Duterte këndoi këngën filipinase të dashurisë “Ju”, dhe siç thuhet me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Këtë veprim, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, Duterte e kishte bërë gjatë samitit ASEAN në Manila.
“Zonja dhe zotërinj, e kam kënduar pa paralajmërim me kërkesën e Komandantit Suprem të SHBA-ve”, citohet të ketë thënë Duterte.
E siç thuhet më tej, një pjesë e tekstit të këngës, në përkthim nga gjuha filipinase, thotë: “Ju jeni drita e botës sime, gjysma e kësaj zemre iu përket juve”.
Këtë këngë, Duterte thuhet se e këndoi në një duet me këngëtaren e njohur vendase Pilito Korales. /Telegrafi/