Mark Laidre nga New Hampshire e Shteteve të Bashkuara, kryeson grupin e shkencëtarëve, që po studiojnë një gaforre, që u ngjit në pemë dhe pasi kapi një shpezë, zbriti poshtë dhe e copëtoi.
Strategjia e llogaritur mirë, për ta zënë dhe ngrënë më pas prenë më të madhe se trupi vet, nuk është parë më herët, ndërsa pritet të zbulojë më shumë nga jeta e këtyre gjallesave të ujit, transmeton Telegrafi.
Deri më tani është ditur se këto gaforre kanë doreza shumë të fuqishme, shtrëngimi i të cilave krahasohet me kafshimin e luanit.
Megjithëse janë parë duke zënë pre nëpër bregdet, asnjëherë nuk është parë ndonjë që ngjitet në pemë për të bërë gjah.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur zogut i janë thyer krahët dhe përpëlitet pa shpresë që të shpëtojë nga kthetrat e grabitqarit. /Telegrafi/