Zbulohet emri, ja kush është ndërmjetësi mes gjyqtarit Miri e të dënuarit Doda

E publikuar: 11/11/2017 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që bëri bujë në media, e gjetjes së 300 milionë lekëve të vjetra në shtëpinë e gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Ditën e djeshme u zbulua se sekseri i 20 mijë eurove ishte kushëriri i tij Kujtim Miri e ndërsa sot është zbuluar ndërmjetësi i këtyre parave.

Sipas burimeve për “BW”, ndërmjetësi i cili ka ndërhyrë për të ndryshuar masën e sigurisë nga vrasje në “plagosje të rëndë me dashje” nga ana e gjykatësit Miri, është kushëriri i Gentian Dodës, A. Buci.

Buci ia ka dorëzuar eurot për ndryshimin e akuzës, kushëririt të gjyqtarit, Kujtim Mirit, e më pas ky i fundit ia ka dorëzuar atij.

Kujtojmë se gjyqtari u akuzua si pjesë e një afere korruptive, pas një hetimi 1 vjeçar nga ana e Prokurorisë dhe mos deklarimit të pasurisë së tij.

Image