Një rast tronditës është zbuluar nga kirurgët në Indi, ku një të riu i është gjetur një kilogram dru dhe plastikë.
Arjun Sah kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve kirurgët zbuluan në stomakun e tij përbërje të drusë dhe plastikës.
Sipas mediave vendase, 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital.
Pas tri ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalin masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme.
Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.