Bllokohet Rruga e Kombit nga sheqeri, përmbyset kamioni

E publikuar: 11/11/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kamion që transportonte sheqer është rrëzuar mëngjesin e sotshëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit.

Fatmirësisht, siç raportojnë kalimtarët, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Kamioni ka zënë një prej korsive të rrugës, e për pasojë është ngadalësuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks. Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i raportuar brenda pak orësh këtë mengjes/JOQ.