Një tragjedi ka rrezikuar të binte në familjen Illiu në Elbasan, ku një vëlla rrezikoi të bëhej më shumë se vëllavrasës. Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” u arretsua nga Policia, pasi në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij G.I., 43 vjeç dhe kunatën M.I., 39 vjeçe.
Çifti burrë e grua përfundoi në Kirurgjinë e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, kurse autoi në burg.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


















